Lifestyle

“Forbes”: Vizitoni Shqipërinë për pushime

Klimë e ngrohtë dhe aventura interesante!

“Tani është koha e përsosur për të vizituar Shqipërinë, hotspotin e ri evropian”, shkruan e përditshmja amerikane “Forbes”.

Shqipëria renditet si një nga tre alternativat kryesore për t’u vizituar për pushimet e këtij viti, pasi është shumë më i lirë se shumica e vendeve fqinje evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse.

Revista amerikane “Forbs” ka klasifikuar, Shqipërinë, Egjiptin dhe Marokun si tre alternativat më të mira për pushime në vitin 2024. Sipas revistës prestigjioze, këto janë vende me klimë të ngrohtë, ofrojnë aventura interesante dhe kanë vlera të mëdha kulturore.

“Forbs” e cilëson Shqipërinë si ‘hotspotin’ e ri evropian. Në shkrim thuhet se vendi ka qenë prej kohësh një vendpushim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore, me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatiku në detin Jon.

Ajo citon ekspertët e udhëtimeve që kanë rekomanduar Shqipërinë si vendin mesdhetar për të vizituar, pasi është shumë më i lirë se shumica e fqinjëve evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse.

Më pas, e përditshmja amerikane rendit disa nga agjencitë më prestigjioze që kanë shkruar për turizmin shqiptar dhe ku kulinaria mbetet një pikë kryesorë tërheqëse.

Revista citon “CNN” që u sugjeroi udhëtarëve të provonin ushqimin vendas si, mishin e qengjit me rozmarine dhe levrekun me djathë.

“The Times” ka rekomanduar tavën e kosit ndërsa “The Telegraph” ka promovuar kulturën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin, Tiranë. “Forbs” i fton udhëtarët të udhëtojnë nëpër vendet historike dhe parqet kombëtare.

Linku: https://www.forbes.com/sites/alexledsom/2024/02/29/albania-egypt-and-morocco-vacations-now-offering-more-for-your-money/?sh=77c4000b5052

Foto: Freepik.com