Vendi do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët. Në zonat malore shirat do të jenë më të rrëmbyer. Për sa i përket zonave bregdetare intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të përkohshëm të motit, por gjatë natës sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë sërish reshje në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 8°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com