Lifestyle

Këto 3 shenja të horoskopit i trajtojnë miqtë e tyre si familje

Karakteristike për disa shenja të zodiakut është roli i “motrës së madhe”. Ato janë gjithnjë aty kur nuk ndiheni mirë dhe krijohet një marrëdhënie aq e ngushtë sa thuajse kalon në ndërvarësi.

Këto shenja drejtojnë shtëpitë astrologjike që lidhen me miqësitë dhe marrëdhëniet. Kjo do të thotë se lidhen shumë me njerëzit në jetën e tyre dhe i ndiejnë më shumë si motër/vëlla se sa shok/shoqe. Ato dinë sekretet tuaja dhe mund të grindeni e të acaroheni shpesh, por pajtimi është më i shpejtë se ç’mendoni.

Gaforrja

Është shumë e lehtë të harrosh që nuk ke lidhje gjaku me një Gaforre. Kjo shenjë uji i drejtohet mamasë tuaj njësoj si të sajës dhe nuk harron asnjë ditëlindje apo festë. Gaforrja nuk ka një rreth të gjerë miqsh, kështu që kur zgjedh që t’ju mbajë pranë vetes, nënkupton përjetësinë. Ajo udhëheq shtëpinë e katërt të shtëpisë dhe familjes ndaj i merr shumë seriozisht marrëdhëniet. Një Gaforre do ju nxjerrë nga situatat e vështira dhe nuk do ju gjykojë kurrë ose të paktën, nuk e zgjat. Është gati që të ndajë gjithçka me ty, nga gjërat materiale te ato shpirtërore. Edhe pse mund të ziheni, mos dyshoni që do ta keni gjithnjë pas vetes.

Peshorja

Kur hyn në rrethin e afërt të një Peshoreje, do ju trajtojë gjithnjë si anëtar të familjes. Shenja e ajrit drejton shtëpinë e shtatë të marrëdhënieve personale kështu që miqësitë e saj i rezistojnë kohës. Me gjasë, jeni takuar që në shkollën fillore dhe jeni bërë shoqe të ngushta. Ky njeri ka qenë aty në të mirë e në të keq dhe është i pari që ju shkon në mendje kur doni të flisni me dikë. Peshorja di si mos të paragjykojë dhe të japë këshilla si një motër e madhe. Ajo qëndron pranë teje në çdo vështirësi dhe nuk lëviz derisa të shohë që gjithçka ka kaluar.

Shigjetari

Një Shigjetar mund t’ju telefonojë vetëm për të pyetur si jeni dhe në apartamentin tuaj do të ndihet si në shtëpinë e tij. Ai do të vijë pa pyetur, do të marrë vetë për të ngrënë dhe do të sillet njësoj si në shtëpinë e vet. Si shenjë e udhëhequr nga Jupiteri, Shigjetari është shenjë gazmore, e dashur dhe që të bën për vete. Do ju duket sikur kujtimet më të bukura ju janë krijuar nga momenti që e keni njohur. Kjo shenjë zjarri është e drejtpërdrejtë dhe me vetëbesim ndaj me të do të ndani sekretet më të thella. Shigjetari gjendet gjithnjë aty aq sa mund t’ju duket më i afërt se sa një familjar.

Linku: bustle.com/life/zodiac-signs-friends-like-family-sisters

Foto:Freepik.com