Lifestyle

A high angle closeup shot of an isolated green leaf in a puddle on a rainy day

Parashikimi i motit, 5 mars 2024

Deri në mesditë vranësirat dhe shirat do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin, më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit, por zonat malore përgjatë shtrirjes lindore do të kenë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe natës ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante, por në sasi disi më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rwnie në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalet të ulen deri në -2°C në zonat juglindore dhe maksimalet të ngjiten jo me shumë se 18°C në jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com