Lifestyle

Parashikimi i motit, 7 mars 2024

Vendi do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me reshje shiu e dëbore vetëm zonat malore Lindore.

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë Celsius duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com