Lifestyle

Shprehja e njohur “Ne jemi ajo çfarë hamë”, merr kuptim pas këtij studimi francez

Shprehja e njohur “Ne jemi ajo çfarë hamë”, merr kuptim pas këtij studimi francez.

Gjetjet e botuara në revistën “Plos One”, e të cilat më pas u publikuan edhe nga “New York Post”,  ftuan 104 burra dhe gra heteroseksuale për të testuar eksperimentin gjatë mëngjesit. Claire Berticat, një studiuese në Universitetin francez të Montpellier, tha në një deklaratë.

Duke kryer eksperimente të kontrolluara ku pjesëmarrësit konsumonin mëngjese me glicemi të lartë ose të ulët, ne synuam të izolonim efektet e menjëhershme të konsumit të karbohidrateve të rafinuara.

Disa pjesëmarrës darkuan me një menu me karbohidrate të lartë, ndërsa të tjerëve iu ofrua një alternativë me glicemi të ulët.

Dy orë pas vaktit, fotot e subjekteve u morën dhe u shpërndanë. Ata që konsumuan karbohidrate dhanë rezultate më të ulëta të atraktivitetit të fytyrës. Pra duke u dukur në njëfarë mënyre më të “shëmtuar”.

Studiuesit në Universitetin e Montpellier thonë se në njëfarë mënyrë  ushqimet ndikojnë në pamjen e fytyrave tona.

Karbohidratet e rafinuara që heqin shumë nga vlerat e tyre ushqyese përbëjnë afërsisht 42 për qind të konsumit tonë ditor të kalorive në SHBA, sipas të dhënave nga Shoqata Mjekësore Amerikane. Drithërat dhe frutat me cilësi të lartë, ndërkohë, përbëjnë vetëm 9 për qind.

Këto karbohidrate “me cilësi të ulët” janë shoqëruar me efekte të pafavorshme shëndetësore, të tilla si obeziteti, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Linku: https://nypost.com/2024/03/06/lifestyle/eating-carbs-makes-you-unattractive-study-shows/

Foto: Freepik.com