Lifestyle

Parashikimi i motit, 8 mars 2024

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e Europës do të bëjë që territori shqiptar; të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin verior të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Po ashtu do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com