Lifestyle

Parashikimi i motit, 9 mars 2024

Në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mesditës por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com