Lifestyle

Horoskopi 16 Mars 2024

Dashi-Mos prisni që gjërat të ndodhin vetë, veproni para kohe për të arritur atë që dëshironi. Mos e shtyni një angazhim në punë, i cili duket me pak peshë, pasi do të rezultojë vërtetë fitimprurës.

Demi-Situata qiellore në mes të Marsit duket mjaft diskrete. Dielli dhe Mërkuri, pjesa aktive, vitale dhe protagoniste e Egos, së bashku me pjesën pritëse, komunikuese, socializuese të personalitetit, zënë njëkohësisht shenjën miqësore të Peshqve. Merrni dhe ofroni bilancet e duhura sot.

Binjakët-Mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe dekurajimi, por reagoni për ndjenjat tuaja të këqija. Situata sentimentale duhet të mbrohet nga sulmet e jashtme. Në punë gjërat do ecin sipas planifikimeve tuaja.

Gaforrja-Kjo e shtunë është një ditë e mirë për të kontaktuar me njerëzit tuaj dhe për të kaluar një kohë të mirë.

Luani-Të tjerët do të bëjnë gjithçka që të ndikojnë në planet tuaja gjatë 48 orëve në vijim dhe është e nevojshme që të bëni çdo gjë që keni në dorë për t’i injoruar. Do të shihni se nuk do të jenë në gjendje që t’ju pengojnë nëse nuk i lejoni.

Virgjëresha-Jepini vetes një lëvizje, merrni pjesë në takime me njerëz të rinj dhe thyeni rutinën. Nëse jeni në çift, planifikoni një udhëtim të këndshëm për të ringjallur pasionin me partnerin/en. Ju do të vazhdoni të mbani, energjitë në nivel të lartë në punë dhe do të dilni fitues ndaj çdo vështirësie.

Peshorja-Aftësitë tuaja në komunikim do ju nxjerrin në pozitë të mirë. Sa i takon raportit me partnerin/en do jetë një ditë e turbullt ku rrezikoni të ziheni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të gjeni pikat që ju bashkojnë.

Akrepi-Do të ndiheni tepër të fortë emocionalisht sot. Një mendim specifik në kokë sot do t’ju bëjë t’i merrni gjërat me qetësi. Një diskutim mund t’ju shkaktojë nervozizëm nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni momentalisht është që të ndiqni zemrën. Bëni çfarë ju pëlqen dhe qëndroni krah atyre që doni dhe vlerësoni.

Shigjetari-Do të dini çfarë të bëni dhe kujt t’i jepni prioritetin e duhur, pavarësisht ndikimit negativ të Marsit në shenjën tuaj. Bëni mirë që të tregoni kujdes për çdo detaj, në mënyrë që të çoni deri në fund atë që keni planifikuar.

Bricjapi-Kombinim i ri i pozicionit të yjeve ju sjell një gjendje të shkëlqyer psikofizike, sidomos me pjesën aktive, vitale të Egos, Diellin dhe, atë intelektuale, komunikuese, të shoqërueshme, Mërkurin, të dy në shenjën mike dhe të besuar të Peshqve. Ky pozicion ju sjell siguri dhe qetësi.

Ujori-Do t’ju duket mision i vështirë që të adaptoheni sot. Një moment mund ta gjeni veten në një drejtim ndërsa një moment tjetër në do ta gjeni veten në drejtim totalisht të kundërt. Në vend që ta luftoni këtë ndjenjë, shfrytëzojeni. Në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, ajo çka po bëni në të vërtetë është eksplorim. Provoni gjëra të reja derisa të gjeni atë që ju nevojitet.

Peshqit-“Këshillat” familjare janë të favorizuar sot dhe ju duhet të përfitoni nga to. Dita është e mbushur me situata të papritura.

Linku: https://tvklan.al/

Foto:Freepik.com