Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 prill 2024

Orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin; kjo situatë atmosferike do të jetë deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin.

Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë orëve të mbrëmjes ku në veriperëndim të territorit do të jenë në formë rrebeshi. Situata e motit do të vijojë e paqëndrueshme edhe gjatë natës.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 26°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri në 70 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com