Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë territorin.
Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore, megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com