Lifestyle

Pro apo kundër lidhjes me Romeon, mami i Heidit zbulon çfarë do të ndodhë mes saj dhe të atit

Mamja e Heidit ka folur për eksperiencën e të bijës në Big Brother Vip. Ajo u ndal pak dhe tek eksperienca e modeles në Grade Fratello ku theksoi se u largua në mënyrë të padrejtë e bija nga ai spektakël.

Për sa i përket romancës me Romeon i ati i saj duket se do ta surprizojë në finale nëse Heidi do të arrijë që të marrë pjesë. A është ai pro lidhjes së tyre mbetet për tu parë. Kujtojmë se hyrja e tij në Grande Fratello rreth një vit më parë shkaktoi bujë në rrjet.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë.

Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”, deklaroi ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=33p7F0kPumw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/heidibaci/