Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 maj 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites më së shumti në zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra si dhe lokalisht breshër.

Në zonën e qendrës reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat varijojnë nga 9 gradë-28 gradë.

Linku:meteoalb

Burimi fotos: pexele.com