Lifestyle

Parashikimi i motit, 20 maj 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e vranësira mesatare. Nga orët e mesditës, parashikohet shtim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afat shkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites, pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht pasdite era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com