Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar deri pas mesdite kur priten shtim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu në Veri dhe zonat Qendrore. Në Verilindje të vendit priten stuhi afatshkurta breshëri.
Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 29 °C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com