Lifestyle

Parashikimi i motit, 24 maj 2024

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat priten në ekstremet veri-verilindje duke rrezikuar momente me pika shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalab

Burimi i fotos:pexele.com