Lifestyle

Parashikimi i motit, 14 qershor 2024

Rënia e vlerave barike do të sjellë ulje të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Përsa i përket motit, vranësirat dhe reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe të përkohshme shiu.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë gradualisht kushtet e motit në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira dhe shira të izoluar zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com