Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta deri mesatare.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor. Gjatë natës pritet zhvillim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale por ulet maksimumi duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com