Lifestyle

Festivali i Muzikës Elektronike OAK, konsolidohet si një nga festivalet më të mira të muzikës elektronike në vend

Festivali i Muzikës Elektronike AK renditet si një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës në Spanjë. Koncerti zgjati dy ditë nga data 5-6 korrikë. 

 Ky festival u përqëndrua në një organizim pa incidente dhe me suksese të vazhdueshme në ambientin rural të ‘El Alto Losar’ në qytetin e Toledo-s, i vendosur në Kompleksin Sportiv Fred Galiana. 

Këte vitë është rritur numri total i artistëve që kanë marrë pjesë në këtë edicion, në veçanti një total prej 14 DJs, të kombësuar dhe ndërkombëtar. 

Për këtë vit është edicioni i tretë i cili filloi të premten, më 5 korrik, në orën 21:00 me DJ-në Mara Bravo. Gjithashtu, ajo ditë ishte shumë e rëndësishme për partnerët sepse organizata dëshironte të tregonte mirënjohjen e tyre për pjesëmarrjen në festival. 

Lista e artistëve të ftuar nuk mund të ishte më i plotë, duke nënvizuar artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si Luxi Villar, Tief, Alejandro Fernández, De la Swing, Stacey Pullen, Marco Faraone dhe Viviana Casanova. 

Në këtë edicion, organizata zgjodhi një temë detare, duke nënvizuar zonën e DJ me një kokë peshku fluturuese të madhe. 

Po ashtu, pjesëmarrësit ishin të lumtur dhe të inkurajuar për edicionin e katërt duke shprehur kënaqësinë e tyre në rrjetet sociale dhe në media të tjera, duke shpresuar të përsërisin në edicionin e ardhshëm të OAK Electronic Music Festival 2025. 

Linku:https://www.marca.com/tiramillas/musica/2024/07/12/66913bd1e2704e131d8b457b.html 

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/p/C9Mc3rciWJ6/?img_index=1