Lifestyle

Parashikimi i motit, 13 korrik 2024

Territori shqiptar do të vazhdoj të jetë i ndikuar nga depërtimi i masave afrikane. 

Kjo do të sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites. 

Parashikohet se gjatë pasdites do të kemi kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore duke krijuar momente me pika shiu.  

Temperaturat e ajrit do të mbeten po të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 19°C ndërsa maksimalja pritet në zonat jugore dhe qëndrore deri në 40°C. 

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët. 

 Linku: Metoalb 

Burimi i fotos: freepik https://www.freepik.com/free-photo/white-cloud-blue-sky-sea_3962982.htm#fromView=search&page=1&position=25&uuid=61823056-ced8-4a24-ab05-1bd5e93c8d2b