Sport

Dalin datat e “Kategorisë Superiore”, ja kur do të zhvillohen ato

 Përgjatë dites së sotme në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur shorteu i kalendarit të shumëpritur për “Kategorinë Superiore” sezoni 2024.  

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Kategoria Superiore” do të fillojë në dielën 18 gusht dhe kampionati do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. 

Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025. 

Përfaqësuesit e 10 klubeve pa dyshim që nuk do të mungonin gjatë hedhjes së shorteut, por gjithashtu kishte dhe përfaqësues nga media shqiptare, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, shefi i Departamentit të grave ne FSHF, Marjus Sulejmani. 

Java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore”, 18 gusht 2024: 

Partizani – Vllaznia 

Skënderbeu – Elbasani 

Teuta – Bylis 

Dinamo City –  Egnatia 

 Laçi – Tirana 

Përveç se u ndanë ndeshjet, gjatë proçesit të shortit morëm vesh edhe disa informacione në lidhje me stadiumet ku do të zhvillojnë takimet e tyre 3 skuadrat e kryeqytetit. 

Nga ana tjetër, Tirana dhe Partizani një pjesë të madhe të tyre do t’i zhvillojnë në “Air Albania”. 

Linku: https://www.instagram.com/fshforg/ 

Burimi i fotos:freepic