Sport

Një tjetër fitore dhe rekord të ri për Spanjën

Spanja sërisht është mbreti i futbollit europian për herë të katërt dhe gjithashtu thyen rekord  çdo libër historisë së futbollit Europian.

Duke përfunduar një turne që ekipi e dominoi nga fillimi deri në fund, Spanja mundi Anglinë 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian të dielën, ku Mikel Oyarzabal u bë hero në minutën e 86-të. 

Oyarzabal, një sulmues që u zëvendësua me kapitenin Alvaro Morata, dërgoi topin në rrjetë pas një krosi të dhënë nga Marc Cucurella, pikërisht kur loja në Olympiastadionin e Berlinës dukej se do të shkonte drejt kohës shtesë. 

“Këtu jemi, kampionë të Europës,” tha Nico Williams, i cili bëri golin e hapjes për Spanjën në minutën e 47-të. Do të ishte futbollisti i Anglisë Cole Palmer në minutën e 73-të që do të shënonte gol për skuadrën e tij. 

“Jemi të emocionuar dhe shpresojmë që kjo mund të vazhdojë dhe të shkojmë për Kupën e Botës (2026).” u shpreh Williams. 

Si një ndër futbollistët më të ri të grupit spanjoll, Lamine Yamal organizoi golin e Williams me një vrap brenda dhe një kalim në pjesën e përparme të zonës. Këta dy sulmues i kanë sjellë ekipit emocion, multikulturor që reflekton demografinë e ndryshuar të Spanjës. 

Linku: https://www.washingtontimes.com/news/2024/jul/14/spain-downs-england-to-win-record-fourth-european-/ 

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/p/C9ayFrwN6VJ/