Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 korrik 2024

Ditën e sotme i nxehti afrikan vijon ndikimin e tij, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celsius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Lagështira në ajër rritet ndjeshëm duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita mbetet me vlera kostante duke u luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 42°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com