Sport

Mungoi në ceremoninë e hapjes, Luiza Gega flet për garën e saj me 4 gusht në Paris

Luiza Gega nuk ishte në ceremoninë hapjes së Lojërave Olimpike, Paris. Ajo u shpreh se garën e ka me 4 gusht dhe po të shkonte më herët do të ishte më e lodhshme.
“Ishte një vendim i imi, kam qenë dy herë në lojëra olimpike, në Rio dhe në Tokio, ku kam qenë dhe flamurmbajtëse. E pashë nga TV, është më bukur ta shohësh nga TV më besoni.

Është një lodhje për mua të rrija shumë gjatë, kështu që vendosa të mos shkoj aq herët, sepse unë e kam garën në datë 4 Gusht, kështu që i binte të shkoja 2 javë para dhe do ishte e lodhshme.

Të paktën nga eksperienca që kam pasur. Unë nisem me datë 29, sot kam zbritur nga Korça, ku kam qenë përreth 1 muaj duke u stërvitur. Kështu që nisem pasnesër për në Paris”, tha Luiza Gega për Klan News.

Kampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa kritikoi flamurin që u mbajt nga ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin francez.

Gara është shumë e fortë këtë vit, mbetet për tu parë nëse Luiza do të rrëmbejë ndonjë kualifikim.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=lG3XgiWbsXM

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9Kufx3tFsn/?img_index=1