Lifestyle

Parashikimi i motit, 6 gusht 2024

Vendi gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.  

Pjesa e dytë e ditës parashikohet të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në veriperëndim të territorit. 

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor –jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë. 

Linku:metoalb 

Burimi i fotos:freepik