Lifestyle

Pesë mënyra si ndryshojnë miqësitë ndërsa rritesh

1.Prioritetet dhe angazhimet e tua ndryshojnë  

Ndërsa rritesh fillon të marrësh një përgjegjësi njëra pas tjetrës. Të 20-at dhe të 30-at shpesh janë një kohë për të fokusuar në ndërtimin e një karriere ose për të nisur një familjendoshta madje të dyja. Miqësitë mund të kalojnë në plan të dytë ndërsa njerëzit fillojnë të krijojnë pavarësinë e tyre financiare dhe emocionale.  

Të kuptuarit që njerëzit përjetojnë faza të ndryshme të jetës në kohë të ndryshme mund të na ndihmojë të ndiejmë empati për njëri-tjetrin. Kjo gjithashtu na mundëson të ofrojmë mbështetje dhe këshilla. Në këtë mënyrë miqësitë që ke mbajtur për vite mund të bëhen më të forta edhe nëse ke më pak kohë për t’u dedikuar atyre. 

2.Nuk keni mundësi të takoheni aq shpesh

Si fëmijë rrethanat të shtyjnë të takosh të njëjtit njerëz çdo ditë. Shkolla, universiteti dhe aktivitetet jashtëshkollore krijojnë shumë mundësi për miqtë që të ndjekin njëri-tjetrin gjatë javës  

Hulumtimi nga, Jeffrey Hall nga Universiteti i Kansasit tregon se nevojiten më shumë se 200 orë për të bërë miqësi të ngushtë me dikë dhe është shumë më e lehtë të arrish këtë prag kur takohesh çdo ditë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. 

Miqtë mund të largohen pas diplomimit për shkak të punës ose nga rrethana të tjera. Mund të martohen dhe të vendosen në anën tjetër të qytetit, ose të zhvendosen në një vend të ndryshëm për të ndjekur një karrierë ëndrrash. Papritmas mbajtja e kontaktit kërkon përpjekje të shtuar.  

Kur ndodh ky ndryshim mund të zbulosh se disa nga miqësitë tua ishin më shumë një produkt i rrethanave sesa një ndjenjë të vërtetë raport ose qëllim. Mund të identifikosh gjithashtu disa nga marrëdhëniet më të çmuara dhe të shtrenjta dhe të bësh përpjekje për t’u takuar ose për të mbajtur kontakt me këta miq në një bazë të rregullt.  

3.Mund të mbështetesh në teknologji për të mbajtur disa miqësi

Me platforma të mediave sociale si Instagram dhe Facebook është e lehtë të mbash kontakt me miqtë virtualisht pasi ata janë vetëm një klik larg. Të shikosh atë që ata kanë ngarkuar ose postuar në mediat e tyre sociale është bërë një mënyrë e mundshme për të “ndjekur”.  Miqësitë më të mira ndërtohen mbi biseda më të thella, hapësirë dhe vulnerabilitet. 

Mediat sociale dhe teknologjia janë mjete për të lehtësuar komunikimin por është e vështirë të mbash lidhje të thella vetëm në këto platforma.  Bëj përpjekje extra dhe kontakto me miqtë për të mësuar se si janë vërtet. Një bisedë e sinqertë pavarësisht sa e shkurtër do të ndihmojë në forcimin e miqësive kur të dy palët janë të ngarkuar për të u takuar në jetën reale. 

4.Rrethi yt i ngushtë mund të bëhet më i vogël por më i fortë

Ndërsa rritesh koha bëhet një burim i çmuar që mund ta delegosh vetëm për prioritetet më të rëndësishme. 

Kur rendit këto prioritete mund të humbasësh disa miqësi ndonjëherë për shkak se nuk ke mjaftueshëm kohë ose për shkak se ata nuk kanë. Është shumë e natyrshme që një miqësi të arrijë fundin e saj natyrshëm. Me kalimin e kohës rrethi yt i ngushtë do të bëhet më i vogël por gjithashtu më i fortë. 

5.Miqësitë tua bëhen më të ndërlikuara por më pak të komplikuara

Ndërsa rritesh vlerat e tua personale bëhen shumë më të qarta për ty.Kur je më i ri mund të bësh miq me ata që kanë interesat e njëjta si ty. Por ndërsa rritesh vlerat e tua mund të kenë përparësi mbi pëlqimin e gjërave të ngjashme. Ndërsa grupi yt i miqve bëhet më i vogël ke mundësinë të njohësh më mirë këta miq të ngushtë dhe të kultivosh një lidhje edhe më të thellë me ta. 

Linku: https://friendzone.sg/blog/5-ways-your-friendships-change-as-you-grow-older 

Burimi i fotos:pexels.com