Sport

George Mills përplaset në mënyrë të ashpër me një rivali në Olimpiadën 2024, zbulohet arsyeja

George Mills ishte shumë afër për të përfunduar në vendin e tetë para se të rrëzohej në pistë pas një përplasjeje me, Thierry Ndikumwenayo. 

Por menjëherë pas garës ai ishte  i kapluar nga emocionet dhe i zemëruar kur përfundoi në vijën e finishit dhe u përballë me nervozizëm me, Hugo Hay nga Franca  të cilin e shtyu me gjoks  disa momente pas përfundimit të garës. 

Hay ishte personi që u përpoq të qetësonte, Mills por britaniku 25-vjeçar nuk pranoi. Ai madje i vuri dorën mbi supe për të përfunduar tensionin. 

Ai vazhdoi ta kritikonte francezin pavarësisht përpjekjeve të rivalit për të qetësuar situatën. Por zemërimi i, Mills i e largoi  duke i thënë të “shkonte në ferr.” 

Mills ishte i zemëruar me Hay pasi ata patën një ngërç të vogël në kthesën e fundit ndërsa ky i fundit përpiqej të kalonte përpara. Ngërçi bëri që, Mills të rrëzohej në Thierry Ndikumwenayo duke çuar në përjashtimin e katër atletëve. 

Duke reflektuar mbi incidentin ai tha: “Mendoj se është mjaft e qartë më e hodhën jashtë.” 

“Po i afrohesha vijës së finishit dhe papritmas djaloshi francez më rrëzoi.” 

Kur u pyet çfarë i tha, Hay ai u përgjigj: “Ndoshta nuk kam leje të them.” 

Mills përfundoi garën në vendin e 18-të me një kohë prej 14:37.08. Kjo ishte gati 20 sekonda pas fituesit të garës, Narve Gilje Nordas.  Ai tha për garën e tij: “Nga këndvështrimi im kjo ishte një kualifikim perfekt për mua duke kaluar 2,000 metrat e parë në gjashtë minuta. 

Hay mbeti i tronditur nga reagimi i, Mills dhe ishte  i vendosur që nuk bëri asgjë të gabuar. 

Hay tha: “Jam shumë i surprizuar. Shpresoj që nuk kam bërë asgjë dhe nuk do të përjashtohem. “Për mua nuk ishte asgjë”. “Siç i thashë George do të shikoj imazhet dhe nëse unë jam ai që e bëri do të kërkoj ndjesë”. 

Linku: https://www.thesun.co.uk/sport/29735013/olympics-news-george-mills-fall-danny-mills-premier-league/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C-Sw15bN9Jy/?img_index=3