Territori shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë në mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë në ultësirën perëndimore. Në zonat malore do të ketë herë pas-here kalime të pakta të vranësirave të cila më të dukshme pritet të jenë në shtrirjen lindore.
Pasditja dhe mbrëmja parashikohen me vazhdimësi të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale por do të rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Linku:metoalb
Burimi i fotos:pexels.com