Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burrimi i fotos:pexele.com