Sport

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, i nënshtrohet ndihmës mjeksor pas një dëmtimi në fytyrë

Mbrojtësi 17-vjeçar i skuadrës, Pau Cubarsi, ka pësuar lëndim të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes së xhiros së katërt të Champions League kundër Crvena Zvezda.

Mbrojtësi i ri u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 67-të për shkak të një sfide të rrezikshme nga Uros Spajic i Crvena Zvezdës. Ky i fundit mori një karton të verdhë për lojë të rrezikshme pasi ngriti këmbën lart, duke goditur fytyrën e Cubarsit, ndërsa mbrojtësi tentoi një goditje me kokë.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, konfirmoi se lojtari po shkonte mirë, por do të kishte nevojë për qepje.

“Pau po shkon mirë. Por ai do të marrë dhjetë qepje në fytyrën e tij,” tha Flick.

Më pas në rrjetet sociale u shfaqën foto të lojtarit me qepje.

Linku: https://www.footboom1.com/en/news/football/2035413-barcelona-defender-pau-cubarsi-undergoes-stitches-after-facial-injury-photo

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/paucubarsi/