Lifestyle

Parashikimi i motit, 19 nëntor 2024

Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje dëbore në zona të thella malore.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit; Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi përmanent jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com