Lifestyle

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2024

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë; mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa  kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht; veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com