Lifestyle

Parashikimi i motit, 21 shkurt 2025

Dita e premte do të sjelli një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në të dyja vlerat ekstremume ditore duke bërë që minimumet në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka të ngjiten në – 6 gradë celcius. Në ultësirën perëndimore do ti kemi temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit nga 1 dhe deri në 5 gradë celcius në vijën bregetare.

Edhe në mesditë do të kemi një rritje të lehtë me 1 gradë celcius të tëmpëraturave të ajrit duke bërë që maksimumet në të jënë në vlerën 14 gradë celcius. Në ultësirën perëndimore kryesisht në qytetet e zonës së ulët tëmperaturat e ajrit do të luhaten nga 9 dhe deri në vlerën 12 gradë celcius.

Në zonat malore do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 6 apo 7 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike përgjatë gjithë 24 orshit territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alterime kthjellimesh kalime të shpeshta të vransirave.

Vransirat do të jenë më të dukshme në zonat malore kurse kthjellimet pritet të jenë më prezente në ultësirën perëndimore ku edhe në pjesën e dytë të ditës në vijën bregdetare do të kemi dominim të intervaleve të gjata me diell. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verio dhe veriperëndimor.

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=28Sh1B4PzxA 

Burimi fotos: https://www.pexels.com/photo/tropical-palm-trees-under-bright-morning-sky-in-chavara-30807175/