Dita e enjte që në orët e para të mëngjesit për territorin shqiptar do të nisi në mbizotorëmin e vransirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu herë pas here edhe në formën e rrebesheve, pritet të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimoredhe në zonat jugperëndimore.
Pjesa tjetër e territorit rreshjet e shiut do ti ketë në sasira më të pakta ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës në zonat malore kryesisht në verilindje pritet të jenë kryesisht dhe më pak pritet ti kemi këto në zonat jug lindore. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit do të kemi një rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të regjistrohen në vlerën 3 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit nga 6 dhe shumë pranë vlerave 12 gradë celcius në vijën bregdetare.
Në orët e mesditës duke qenë se do të kemi prezente rreshjet e shiut do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit të paktën në 3 gradë celcius duke bërë që maksimumet të regjistrohen deri në vlerën 15 gradë celcius në ultësirën perëndimore kryesisht në zonat jugperëndimore do të jenë temperaturat më të larta.
Përsa i përket zonave malore do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen në vlerën 9 gradë celcius. Parametri i erës herë pas here shfaqet disi problematik pasi do të jetë me një shpejtësi edhe mbi 50 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jugor duke bërë që të ketë një dallgëzim deri në 4 ball.
Burimi i artikullit: