Dita e mërkurë për territorin Shqiptar sjell rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në – 3 gradë celcius në qytetin të Peshkopisë, Ersekës dhe të Pukës. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjes do të luhaten nga 1 dhe deri në vlerën 6 gradë celcius.
Në orët e mesdites nga ana tjetër do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 14 gradë celcius. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12 e deri në vlerën 14 gradë celcius, edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 10 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike dita e mërkurë do të sjelli mot të qëndrueshëm duke bërë që përgjat gjithë 24 orëshët me alterime kthjellimesh kalime të shpeshta të vransirave.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=dw7tMnkOCCc