Lifestyle

Parashikimi motit, 21 mars 2025

Dita e premte për territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit dhe mesditës në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja vonë sjellin kalime të shpeshta të vransirave ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore.

Përsa I përket temperaturave të ajrit vijon rritja e tyre në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të jenë regjistruar në 2 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.

Ndërsa përsa I përket ultësirës perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit janë luhatur nga 6 dhe deri në 12 gradë celcius, edhe në orët e mesdites do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet shumë pranë vlerave 19 në vijën bregdetare, në qytetet e zonës së ulët temperaturat e ajrit gjatë orëve të mesditës do të luhaten nga 17 e deri në 18 gradë celcius.

Në zonat malore do të kemi maksimume të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 12 gradë celcius.

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=c2ERYAkEIbw&t=1s

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/boat-docked-on-seashore-under-blue-sky-3714537/