Lifestyle

Parashikimi motit, 20 janar 2026

Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë që orët e paradites të dominohen nga moti i kthjellet por duke ju afruar orët e pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vëndit.

Parashikohet që vranësirat të gjenerojë reshje shiu e dëbore në zonat Jugore dhe Juglindore por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi lindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-19-janar-2026-2/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/narrow-water-stream-middle-empty-field-covered-snow_10119542.htm#fromView=search&page=1&position=29&uuid=fb2d7b24-23d9-4bc5-9637-e386735e374a&query=cold+sunny+day