Lifestyle

Parashikimi motit, 23 janar 2026

Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat, herë pas here do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje të pakta.

Parashikohet që reshjet më të dukshme të jenë në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat Qëndrore. Pjesa e dytë e ditës përmirëson përkohësisht kushtet e motit në territorin Shqiptar, ku intervalet me kthjellime më të dukshme pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Ndërsa zonat perëndimore do të mbeten me vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre në mëngjes duke shënuar 0 gradë celcius temperatura më e ulët e cila do të rregjistrohet në Ersekë dhe maksimumi do të ngjitet deri në 13 gradë celcius në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-premte-23-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/aerial-view-snow-covered-road-forest-winter-day_23035824.htm#fromView=search&page=1&position=29&uuid=dcdb78df-2f44-4fda-90b8-88c807cb704f&query=cold+cloudy+day