Lifestyle

Parashikimi motit, 28 janar 2026

Një tjetër sistem vranësirash do të vendoset në terriorin Shqiptar duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin ku më të dukshme shirat do të paraqiten në pjesën e dytë të ditës.

Në dy skajet Veriperëndim dhe Jugperëndim priten shira në formë shtrëngate herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere kryesisht në zonat bregdetare ku shpejësia e erës do të jete mjaft problematike.

Në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore priten reshje dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe shira por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë orevë të mëngjesit duke shënuar 0 gradë celcius temperaturën më të ulët në qarkun e Dibrës dhe maksimumi do të ngjitet deri në 17 gradë celcius në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-merkure-28-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/grassy-field-with-leafless-trees-distance-cloudy-sky-background_8281181.htm#fromView=search&page=1&position=1&uuid=9bbd4319-928b-4b2e-bea9-473f3af65b12&query=cold+cloudy+day