Lifestyle

Parashikimi motit, 29 janar 2026

Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar, duke bërë që orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore ku më të fokusuara reshjet do të mbeten sërisht në zonat Jugore dhe Juglindore.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i ndjeshëm i vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të amdhe të territorit duke i zhvendosur reshjet vetem në skajin Juglindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Sarandë.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi veripërëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-29-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/winter-landscape-city-park_29066479.htm#fromView=search&page=1&position=17&uuid=2b754c1e-1beb-47e2-8712-53e7cf2d12e5&query=cold+cloudy+day