Lifestyle

Parashikimi motit, 7 shkurt 2026

Orët e paradites do të vijojnë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Veriore.

Parashikohet që pasmesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin duke rikthyer intervalet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijoje motit në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi Jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-7-shkurt-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-snow-covered-mountains-landscape-kashmir-state-india_1254557.htm#fromView=search&page=1&position=5&uuid=5474992e-596c-45f0-b8b3-af46edb3e66f&query=cold+sunny+day