Lifestyle

Parashikimi motit, 10 shkurt 2026

Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira, përgjatë gjithë 24-orëshit të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore Lindore.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në dy skajet Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit do të do të vijojnë të ulen si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në skajin verior deri në 14 gradë celcius do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi verilindore. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-10-shkurt-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/high-angle-shot-valley-covered-with-snow-dark-cloudy-sky_9991100.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=a3db0fed-2416-4f73-9974-0bdcf2e3324e&query=cold+cloudy+day