Lifestyle

Parashimimi i horoskopit, 14 shkurt 2026

Dashi

Kjo fundjavë  pritet të ketë mjaf tensione për shenjen e dashit. Ka një ndjenjë pasigurie që mund të sjellë nervozizëm, sidomos në marrëdhënie. Është e rëndësishme të mos reagoni me impuls, por të mendoni para se të flisni. Në dashuri kërkohet më shumë durim, ndërsa në punë shmangni vendimet e nxituara.

Demi
Mos u ktheni pas në situata që ju kanë lënduar. Ka njerëz që ju kanë zhgënjyer dhe është koha të shikoni përpara. Venusi nuk është në favorin tuaj, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në ndjenja. Në punë, më mirë të ecni me hapa të sigurt sesa të rrezikoni.

Binjakët
Zemra rreh fort dhe emocionet janë në plan të parë. Kjo është një periudhë që ju shtyn të jetoni ndjenja të forta. Nëse keni pranë personin e duhur, mund të përjetoni momente të bukura. Kujdes vetëm nga keqkuptimet e vogla që mund të lindin.

Gaforrja
Hëna do ju favorizojë pjesën e dytë të ditës, duke sjellë më shumë energji dhe qartësi. Dita e sotme do jetë realizimi i diçkaje që po kërkoni prej kohësh. Në dashuri mund të gjeni balancë, ndërsa në punë mund të merrni lajme të mira.

Luani
Kjo është një periudhë që kërkon kontroll dhe reflektim. Disa mund të ndihen të pasigurt për vendimet e marra në të kaluarën. Mos u nxitoni të ndryshoni gjithçka, por analizoni situatën me kujdes. Në dashuri nevojitet më shumë sinqeritet.

Virgjëresha
Fjalët tuaja kanë peshë të madhe sot, ndaj mendoni mirë para se të shpreheni. Është një moment i rëndësishëm për komunikim, si në dashuri ashtu edhe në punë. Mund të arrini marrëveshje të rëndësishme nëse tregoheni të matur.

Peshorja
Kjo është një ditë që kërkon ekuilibër. Mund të ndiheni të ndarë mes detyrimeve dhe dëshirave personale. Në dashuri, një sqarim mund të përmirësojë situatën. Në punë, shmangni konfliktet dhe ruani qetësinë.

Akrepi
Intuita juaj është shumë e fortë sot dhe mund t’ju ndihmojë në vendime të rëndësishme. Në dashuri, është koha për të kuptuar më mirë ndjenjat tuaja. Mos u mbyllni në vetvete, por hapuni ndaj dialogut.

Shigjetari
Kjo është një ditë dinamike, por edhe e lodhshme. Mund të keni shumë angazhime dhe të ndiheni të shpërndarë. Mundohuni të organizoheni më mirë. Në dashuri, kërkohet më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Bricjapi
Është momenti për të menduar për të ardhmen dhe për të bërë plane konkrete. Mund të ndiheni më të motivuar për të arritur objektivat tuaj. Në dashuri, stabiliteti është fjala kyçe.

Ujori
Kjo është një periudhë reflektimi. Mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar disa gjëra në jetën tuaj. Mos kini frikë nga ndryshimet, pasi ato mund t’ju çojnë drejt diçkaje më të mirë.

Peshqit
Ndjenjat janë shumë të forta dhe mund të ndikojnë në vendimet tuaja. Mundohuni të mos udhëhiqeni vetëm nga emocionet. Në dashuri, është një moment i mirë për të sqaruar gjërat dhe për të forcuar lidhjet.

Burimi: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/

Foto: Freepik.com