Diçka e çuditshme ndodh kur dikush të dëgjon vërtet. Jo ai dëgjimi formal, “po pres radhën time”, por ai ku ndjen se tjetri po ndjek mendimet e tua dhe është vërtet i interesuar për to. Mund të të ndalë në mes të fjalisë. Mund të të mbushë sytë me lot. Dhe ndonjëherë krijon një ngrohtësi kaq të papritur, sa nuk di si ta quash.
Kjo ndjenjë pa emër në fakt ka një emër: Kama Muta.
E hasa për herë të parë këtë koncept në punën e Alan Fiske dhe kolegëve të tij, të cilët përdorën një term sanskrit që do të thotë “i prekur nga dashuria” për të përshkruar çfarë ndodh kur një lidhje sociale intensifikohet papritur. Nuk është domosdoshmërisht dashuri romantike, por ajo ndjenjë ngrohtësie kur kupton se dikush kujdeset sinqerisht për ty. Kur ndihesh, papritur, më pak i vetëm. Është ajo ndjesia e emocionit, rrënqethjes, dëshira për t’u afruar me dikë. Është e zakonshme, e fuqishme dhe anglishtja nuk ka një fjalë të saktë për të.
Në laboratorin tim, ne u pyetëm nëse dëgjimi mund të jetë një nga faktorët që e shkakton këtë ndjenjë. Bëmë tre studime për ta zbuluar. Në metoda të ndryshme—biseda të imagjinuara, kujtime ndërveprimesh dhe biseda live në Zoom mes të panjohurish—gjetëm të njëjtin rezultat: kur njerëzit përjetonin dëgjim me cilësi të lartë, kishin më shumë gjasa të ndiheshin të prekur emocionalisht. Më shumë afërsi. Më shumë ngrohtësi. Më shumë ndjenjën e të qenit të kuptuar.
Ajo që na surprizoi ishte se kjo nuk ndodhte vetëm te personi që dëgjohej. Edhe dëgjuesit e përjetonin.
Ka diçka në përqendrimin e sinqertë te tjetrinë përpjekjen reale për ta kuptuar—që ndryshon krejtësisht emocionin e një bisede për të dy palët. Në një nga studimet tona, dy të panjohur biseduan për vetëm dhjetë minuta. Nuk është shumë. Por kur dëgjimi ishte i vëmendshëm, të dy raportuan se u ndjenë të prekur nga lidhja. Dhjetë minuta me një të panjohur, dhe diçka kaloi kufirin drejt Kama Muta-s.
Pse ndodh kjo? Sepse dëgjimi i vërtetë komunikon diçka përtej fjalëve. Ai dërgon sinjalin se je i sigurt. Se nuk do të gjykohesh. Se dikush përballë teje mendon se ti ia vlen të dëgjohesh. Kur ky sinjal është i qartësidomos në një botë ku shpesh mungon—lidhja nuk rritet gradualisht. Ajo kërcen menjëherë.
Ky “kërcim” është pikërisht ajo që përshkruan Kama Muta.
Në një linjë tjetër studimi, pyetëm: a mund të ndryshojë dëgjimi kulturën emocionale të një organizate të tërë? Në katër studime në terren, zbuluam se punonjësit që ndiheshin të dëgjuar sinqerisht nga kolegëtpas trajnimeve për dëgjimkishin më shumë gjasa ta perceptonin vendin e punës si një ambient me dashuri shoqërore: kujdes, butësi dhe vëmendje reale ndaj njëri-tjetrit.
Kjo ka më shumë rëndësi sesa duket. Kjo lloj dashurie në vendin e punës lidhej me mirëqenie më të lartë, rezistencë më të madhe, përkushtim më të fortë dhe bashkëpunim më të mirë. Atmosfera që njerëzit përjetonin ngrohtë apo e ftohtëishte e lidhur ngushtë me sa dëgjim ndodhte.
Kama Muta dhe dashuria shoqërore nuk janë të njëjta. E para është një moment i shkurtër; e dyta një kulturë që ndërtohet me kohë. Por mekanizmi duket i njëjtë: dëgjimi i bën njerëzit të ndihen të rëndësishëmqë mendimet, emocionet dhe përjetimet e tyre vlejnë për dikë tjetër. Dhe kur ky sinjal përsëritet, me kalimin e kohës, shndërrohet në diçka që mund ta quajmë dashuri.
Kjo nuk do të thotë se dëgjimi është dashuri. Mund të dëgjosh dikë pa e pëlqyer shumë. Dhe mund të duash dikë pa e dëgjuar shpesh.
Por kërkimet tregojnë se dëgjimi është një nga rrugët më të shpejta për të krijuar kushtet ku dashuria—në format e saj jo-romantike—mund të lindë. Vëmendja e sinqertë krijon siguri, siguria krijon hapje, dhe hapja krijon lidhje të vërtetë.
Ndjenja që të përfshin më pas nuk është thjesht sentimentale. Është mënyra se si sistemi ynë nervor regjistron se diçka reale sapo ndodhi mes dy njerëzve.
Kështu që herën tjetër kur të jesh në një bisedë dhe e gjen veten duke menduar përgjigjen ndërkohë që tjetri ende flet—ndalo pak. Jo vetëm për hir të tij. Sepse kur dëgjimi është i vërtetë, mund të jesh pikërisht ti ai/ajo që do të preket më shumë.
Burimi: https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-listening-lens/202507/can-listening-move-you-to-love
Foto: Freepik.com