Lifestyle

Parashikimi i motit, 6 qershor 2024

Orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar momente me pika shiu, kryesisht në qendër dhe zonat lindore.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të vranësirave nga pjesa më e madhe e territorit, përjashtuar zonat juglindore ku vranësirat mbeten prezente duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com