Lifestyle

6 keshilla per me shume energji ne jeten e perditshme

Ndryshimi i stines shpesh shoqerohet me lodhje dhe mungese energjie por sipas ekspertes Elena Casiraghi kjo nuk duhet te jete nje arsye per te neglizhuar mireqenien. Ajo sugjeron disa hapa te rendesishem per te rritur energjine fizike dhe mendore duke u fokusuar tek ushqyerja aktiviteti fizik dhe stili i jeteses.

Nje nga elementet kryesore eshte konsumimi i omega 3 qe gjenden tek peshqit si sardele salmon dhe skumbri te cilat ndihmojne ne uljen e inflamacionit dhe rrisin energjine. Po ashtu rekomandohet edhe perdorimi i vajit te ullirit ne perditshmeri si pjese e nje diete te shendetshme.

Nje tjeter faktor i rendesishem eshte ruajtja e mases muskulore pasi pas moshes 35 vjec ajo fillon te ulet. Keshillohet konsumimi i proteinave ne cdo vakt dhe ushtrime fizike me rezistence si pesha apo lastiket elastike per te mbeshtetur metabolizmin dhe funksionin e trurit.

Polifenolet qe gjenden tek frutat perimet arrat farat dhe erëzat ndihmojne trupin te prodhoje energji dhe te mbrohet nga demtimet. Ekspertet sugjerojne nje diete te larmishme me rreth 30 lloje ushqimesh bimore ne jave per te mbeshtetur energjine dhe sistemin imunitar.

Gjithashtu eshte shume e rendesishme te shmanget qendrimi i gjate ulur pasi ai ul ndjeshem energjine dhe ndikon negativisht ne metabolizem. Rekomandohet levizje e shkurter cdo 30 deri ne 50 minuta gjate dites.

Ne fund kujdesi per gjumin dhe oraret e vakteve eshte thelbesor pasi ngrenia vone mund te prish ritmin biologjik dhe cilesine e gjumit. Ekspertet rekomandojne qe darka te konsumohet disa ore para shtratit.

Ne perfundim energjia nuk varet vetem nga pushimi por nga nje kombinim i ushqyerjes se duhur aktivitetit fizik dhe nje stili te rregullt jetese ku edhe ndryshimet e vogla mund te sjellin permiresime te medha ne perditshmeri.

Burimi:https://www.mdpi.com/1420-3049/26/9/2438?utm_source

Foto: Freepik.com