Lifestyle

Parashikimi i motit 13 Qershor 2026

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në territorin Shqiptar do të sjelli mbizotërim të intervale të gjata me diell në pothuajse të gjithë vendin tonë, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. POR parashikohet që pas mesdite hëre pas here të ketë kalime të pakta vranësirash edhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje shiu. Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës parashikohet të vijoj të jetë nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohet  në Fier.  

Era do fryjë VIJOJE  mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Burimi; https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-13-qershor-2026/

Foto; Freepik.com