Lifestyle

Parashikimi i motit 7 Gusht 2026

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme PARAQITEN në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. POR në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pas mesdite parashikohet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore duke krijuar mundësi për rrebeshe të përkohëshme shiu në zona të izoluara. Reshjet më fokusuara pritet të jenë në Verilindje të Shqipërisë. Ndërsa zonat Jugore mbeten gjatë pjesës së dytë të ditës me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR mbeten të pandryshuara maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga; 17°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 41°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimore ; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-7-gusht-2026/

Foto; Freepik.com