Lifestyle

Parashikimi i motit 8 Gusht 2026

Sipas MeteoAlb:  Vendi ynë në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuasje të gjithë territorin, KU më të dukshme intervalet e gjata me diell do të jenë përgjatë vijës bregdetare. POR mesdita dhe orët e pasdites parashikohet të sjellin vranësira të lehta e kalimtare të cilat do të shfaqen në një pjesë të mirë të Shqipërisë, KU më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Në zona të izoluar në verilindje të Shqipërisë pritet të ketë edhe momente të pakta me pika shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë largojnë gradualisht vranësirat nga vendi ynë duke rrikthyer dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga; 18°C temperatura më e ulët e shënuar në zonën malore deri në 42°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Burimi;https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/

Foto; Freepik.com