Sipas MeteoAlb: Orët e paradites në vendin tonë do të jenë me intervale të gjata me diell dhe kalime vranësirash në të gjithë gysmën Lindore. POR parashikohet që duke filluar orët e mesditës dhe në vijim vranësirat pritet të shtohen në vendin tonë. Po_ashtu në pjesën e dytë të ditës do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër, duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë të shfaqen rrebeshet e shiu. Reshjet më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Juglindore. Parashikohet që në orët e mbrëmjes dhe natës vonë të ketë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 38°C vlera më e lartë në rangë territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.